Gjendet trupi: Masakrohet me gurë nëna e dy fëmijëve




Identifikohet 30-vjeçarja nga Ostreni i Peshkopisë, kufoma u gjet e zhveshur poshtë një ure në rrugën e Qafë-Thanës.
Identifikohet nga 4 tatuazhet në trup. Nëna e dy fëmijëve.
Krim pasional. Kështu dyshohet të jetë vrasja e ndodhur dje në Qafë-Thanë, ku një grua u gjet e zhveshur, e masakruar me gur në fytyrë. Ngjarja e rëndë u zbulua nga një bari pasditen e djeshme, disa orë pasi autori ose autorët i kanë shkaktuar vdekjen femrës, e cila deklarohet se është nga fshati Ostren i Peshkopisë, e zhdukur që prej mbrëmjes së të martës. Policia e Korçës ka qenë e mbyllur gjatë gjithë kohës, duke e mbajtur sekret emrin e viktimës, ndërsa është justifikuar se hetimet vazhdojnë për gjetjen e autorëve.

0 comments

Postet e Popullarizuara


 
© www.alblajm.com
Dizajnuar Nga AlbLajm
Back to top