Ekskluzive: Blero ka gjetur Jennifer Lopez-in shqiptarë


Këngëtari i njohur kosovar, Blero tashmë e sa vite përbënë lajm nëpër mediumet tona.
Kjo për shkak se pothuajse të gjitha këngët e tij janë shndërruar në hite. Lajmin ekskluzivë më të ri sa i përketë studios, bashkëpunëtorëve dhe projekteve të tij të fundit, ai e ka ruajtur për lexuesit e indeksonline.
Në një intervistë për portalin tonë, ai tregoi se këngëtarja e re por shumë premtuese, Dhurata Ahmetaj, tashmë i është bashkuar kompanisë së tij me bashkëpunëtorët e ri, “Rock City”.


“Ky është një lajm që nuk është bërë i ditur deri më sot. Dhurata tashmë bënë pjesë në kompaninë time. Bashkë do të sjellim një duet i cili do të shfaqet për publikun në muajin tetorë”, tha Blero për indeksonline.
Që të dy këngëtarët, për indeksonline, shprehen shumë të kënaqur me këtë bashkëpunim i cili besohet se do të jetë shumë i veqantë për tregun tonë.
Ndryshe, Blero tregoj edhe për ndërprerjen e bashkëpunimit me producentin dhe bashkëpunëtorin e tij prej vitesh, Çekiç.
“Bashkëpunimi u ndërpre pasi që ai humbi kreativitetin që kishte në fillim, dhe u bë menaxher i këngëtares Dafina Zeqiri”, shpjegon Blero për indeksin.
Përnndryshe Blero ka qenë aktiv edhe këtë verë me këngën “Ajo apo ti” që u pëlqye mjaft shumë nga publiku



0 comments

Postet e Popullarizuara


 
© www.alblajm.com
Dizajnuar Nga AlbLajm
Back to top