Bleona stilon shqiponjën në të brendshme


Lajme Vip-Flamurin shqiptar e kemi parë të dizajnuar nga stil istë profesionistë në versione nga më interesantet, por tek të brendshmet nuk e kishim parë kurrë më parë. E në fakt këtë e ka bërë këngëtarja Bleona Qereti, e cila ka zgjedhur ta celebrojë edhe me veshje 100-vjetorin e Pavarë- sisë.
E pranishme të enjten në qytetin e babait të saj në Shkodër, Bleona ka përjetuar edhe njëherë emocionet e publikut shqiptar, i cili e ka mirëpritur këngëtaren e njohur, që përveç këngëve të reja në anglisht, ka sjellë edhe disa nga hitet e njohura të saj, ashtu sikurse edhe këngë popullore.
Një program i ndarë në tre pjesë ky i koncertit të Bleonës që pati të ftuar edhe muzikantët e huaj, dy DJ zyrtarë të Timbaland, Dj Free Style dhe Brasco.


0 comments

Postet e Popullarizuara


 
© www.alblajm.com
Dizajnuar Nga AlbLajm
Back to top